Ja kush e ka Adn e Barcelonës

  • 21 August 2023 - 20:29
Ja kush e ka Adn e Barcelonës

Menaxheri i Barcelonës, Xavi ka thurë elozhe për Ilkay Gundogan dhe fitoren e skuadrës së tij kundër Cadiz, duke thënë se gjermani “e nxori skuadrën” e tij në këtë ndeshje

Mesfushori i ri i Barcelonës bëri një asist për golin e Pedrit i cili edhe ndërroi shifrat pas 82 minutash lojë. Gjermani gjeti Pedrin duke vrapuar brenda zonës duke bërë një pasim përfekt për spanjollin që e shënoi gol. Ferran Torres shënoi më vonë për të siguruar një fitore të rëndësishme për gjigantët katalunas.

Xavi lëvdoi kontributin e Gundogan në fitoren e skuadrës dhe tha që ish kapiteni i Manchester City posedon “ADN-në e Barcelonës”.

(Kosova Sot Online)