Mbappe mund të largohet nga Parisi

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 14:23
Mbappe mund të largohet nga Parisi

Skenari duket se tashmë është definitiv: Kylian Mbappe, pas shumë spekulimesh të muajve të fundit, do të qëndrojë përfundimisht në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi spanjoll u rebelua në fillim të verës dhe u përjashtua përkohësisht nga ekipi, duke mbetur edhe jashtë turneve verorë në Japoni e në Kore të Jugut, por së fundmi u ri-integrua në ekip, e madje edhe debutoi me gol në kampionatin francez.

Kryesia e klubit parisien ia ka mbushur mendjen lojtarit që ta nënshkruajë kontratën e re, derisa ajo aktuale do t’i skadojë në vitin 2024

Nënkampioni i botës mund ta shfrytëzojë opsionin e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër, deri më 2025, që ishte paraparë në kontratën aktuale, me ç’rast do t’i përfitonte edhe 90 milionë euro si shpërblim mirëbesimi.

E vitin tjetër, atij do t’i hapej rruga e largimit, natyrisht nëse në “Parkun e Princave” do të arrinte një ofertë e kënaqshme.

Mbappe me këtë veprim mund t’ia mbyll dyert vetes përfundimisht për të përfunduar në Madrid pasi Reali është duke e pritur qe disa vite dhe asgjë konkrete s’po ndodh, përpos shpresave që po ua jep ai madrilenëve. 

(Kosova Sot Online)