Albion Rrahmani: Golat ia dedikoj familjes, shpresoj që në fund të jemi në vendin e parë

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 09:02
Albion  Rrahmani: Golat ia dedikoj familjes, shpresoj që në fund të jemi në vendin e parë

Rapidi i Bukureshtit regjistroi fitoren e radhës në Rumani, teksa mbrëmë debutoi në mënyrë fantastike edhe Albion Rrahmani, reansmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Cristiano Bergodi fitoi në udhëtim ndaj U Craiova me rezultatin 3:5.

Albion Rrahmani hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në startin e pjesës së dytë, teksa ia doli që të lë menjëherë gjurmë.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola vendimtar për të ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Rrahmani shënoi në minutën e 65-të dhe në minutën e parë shtesë – 90+1′.

Pas ndeshjes, ai tha se shpreson që të shpallet kampion në fund me Rapidin, teksa golat e debutimit tha se ia dedikon familjes.

“Shpresojmë që në fund të kampionatit të jemi në vendin e parë. Ishte presion, por jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, e cila shpresoj të jetë krenare për mua”, tha fillimisht ish-sulmuesi i Ballkanit.

Rrahmani foli për transferimin e tij te Rapidi, si dhe për tifozët e këtij klubit.

“Projekti i Rapidit është perfekt për mua, kam ardhur këtu me zemër të hapur dhe jam i lumtur që kam nënshkruar. Është perfekte, kemi fansa të jashtëzakonshëm. Ne i duam ata, ne luajmë për ta”, deklaroi Rrahmani. 

(Kosova Sot Online )