Messi vazhdon shkëlqimin

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 17:48
Messi vazhdon shkëlqimin

Sulmuesi argjentinas Messi, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Inter Miamit nga PSG-ja, ka shkëlqyer në garat e Kupës së Amerikës, madje, falë formë së tij të përkryer, Inter Miami pak ditë më parë fitojë trofeun e Kupës së Amerikës.

Messi ka debutuar me gol edhe në kampionatin amerikan (MLS). Inter Miami mundi në udhëtim New York Red Bulls (0-2).

Në ndeshjen ndaj New York Red Bulls, Messi hyri si zëvendësues në minutën e 60-të për të debutuar në sezonin e rregullt në MLS. Inter Miami po udhëhiqte 0-1 me gol të Gomez në minutën e 37-të.

Pak para se të mbyllej takimi (89’), pas një kombinimi me Cremaschin, realizoi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme golin e tij të parë në MLS dhe të 11-tin në total me fanellën e Inter Miamit.

(Kosova Sot Online)