Mbappe dhe yjet e PSG-së e tallin Dembelen

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 19:49
Mbappe dhe yjet e PSG-së e tallin Dembelen

Kylian Mbappe dhe shokët e tij të skuadrës së Paris Saint-Germain e kanë ngacmuar Ousmane Dembele për ish klubin e tij, Barcelonën

PSG ka publikuar një xhiriom nga stërvitjet e kësaj jave në të cilat mbrojtësi Lucas Hernandez fyen Barcelonën. Në një audio, Mbappe dëgjohet duke i thënë shokut të tij të ri të skuadrës Dembele, i cili erdhi nga Barça këtë verë: Ke ardhur nga Barcelona, pse nuk këndon?”.

Një tjetër futbollist – që Foot Mercato e identifikon si Hernandez – i kundërpërgjigjet: Si mundet një skuadër m… si Barcelona të mësojë për të kënduar?”.

PSG nënshkroi me sulmuesin francez Dembele duke e blerë atë për 50 milionë euro nga Barcelona. Hernandez, bashkë me shokun e tij nga Kombëtarja erdhi në PSG për rreth 40 milionë euro nga Bayern Munchen.


(Kosova Sot Online)