Man United po troket te Roma për Spinazzolan

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 09:31
Man United po troket te Roma  për Spinazzolan

Manchester United po kërkon që sërish të përforcohet me një futbollist nga Serie A.“Djajtë e Kuq”, që po përballen me mungesat e Luke Shaw dhe Tyrell Malacia, kanë shprehur interesim për Leonardo Spinazzolan, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Gianluca Di Marzio, klubi anglez ka bërë tashme qasjen fillestare për mbrojtësin e Romës.

Thuhet se është vetëm një kërkesë fillestare për informacion dhe jo një ofertë.

Spinazzola ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai nuk është zgjedhja e parë e Jose Mourinhos, i cili preferon Nicola Zalewski në atë rol.

30-vjeçari kishte marrë një ofertë më herët nga Al-Shabab, por e kishte refuzuar. 

(Kosova Sot Online )