Albin Kurti është duke e bërë pikërisht atë që e kërkon dhe don perëndimi dhe në këtë do të ketë sukses të sigurt

Albin Kurti është duke e bërë pikërisht atë që e kërkon dhe don perëndimi dhe në këtë do të ketë sukses të sigurt
Albin Kurti është duke e bërë pikërisht atë që e kërkon dhe don perëndimi dhe në këtë do të ketë sukses të sigurt

Dr. Hysni Aliu

  • 29 August 2023 - 07:30

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Kosova është duke ecur me hapa të mëdhenj drejt shtet ndërtimit në gjithë territorin e vetë. Ukraina është duke bërë një luftë me Rusinë ushtarakisht, për të marrë territoret e okupuara nga Rusia, ndërsa Kosova është duke bërë një luftë për shtrirjen e sovranitetit të vetë në gjithë Kosovën, me mjete demokratike, duke përdorur një polici shume profesionale, një AKI të organizuar dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtar. Kjo po ndodhë 23 vite pas çlirimit të vendit dhe gati tri vite pas largimit nga pushteti të atyre që bashkëpunonin me Vuçiqin dhe shantazhoheshin nga Serbia, e disa nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga varësia e tyre prej bizneseve të ndyra.

-E mbaj mend kure z. Borrel, në takimin e parë me Kurtin në Bruksel, pati thënë që këta janë të ri dhe do të përshtaten me politikat BE së në dialog, e atë botë, pata shkruar që përshtatjen do të duhet ta bën Borrel e Lajçak, sepse Z. Kurti e as zonja Osmani, nuk janë intelektual fallco, që mundë të shantazhohen e as që bëjnë pazare me interesat e kombit.

Tani, kemi situatën, kur udhëheqësit tanë nuk u përshtaten në marrëzitë e Borrelit me Lajçakun, e Kosova eci shumë përpara në shtrirjen e sovranitetit në tërë vendin.

Korrupsioni po bije dhe doganat po thyejnë rekorde të mbledhjes së të ardhurave, e kontrabanda e Vuçiqit me disa eksponent të Kosovës në Veri është minimizuar. Kjo ka vluar ujin e opozitës, e cila po bërtet sikur zogjtë kur mbesin pa ushqim, siç thoshte ish kryetari i kuvendit Ciu ciu.

Dikush thoshte që raportet me SHBA-të janë prishë, në realitet SHBA-të po miratojnë ligje që detyrojnë zyrtarët e vetë të bashkëpunojnë me ushtrinë e Kosovës, dhe të shkëmbejnë të dhënat sekrete në mes veti, duke përfshirë këtu edhe armatosjen e FSK -së.

Tani më, nuk do të jetë në dorën e një komandanti të caktuar të KFORIT apo të NATO-s që të vendos përjashtimin e Kosovës nga Defender 2023 ashtu siç bëri një i tillë më herët impulsivisht, por SHBA-të e kanë obligim shtetërorë përkrahjen e FSK-së.

Vendime të tilla, po nxjerrin në pah probleme të mëdha në nivelet e ndryshme të vendimmarrjes e si rrjedhojë ligji është ai që i detyron të gjithë të veprojnë në bazë të politikës Biden e jo në bazë të tekeve të dikujt që ka themele të dyshimta. Kjo gjë më ka gëzuar dhe më ka forcuar sigurinë time të brendshme që z. Albin Kurti është duke e bërë pikërisht atë qe e kërkon dhe donë perëndimi dhe në këtë do të ketë sukses të sigurt.

Sa ju përket masave të BE- së, ato nuk besoj që do hiqen, sepse nuk janë vendos për arsye objektive pore janë subjektive dhe politike, së këndejmi largimi i tyre nuk do të ndodhe pa marrë parasysh se çka bënë Kosova në Veri. Madje sanksionet munden edhe të shtohen, e me gjasë do të zgjerohen edhe në Serbi.

Megjithatë, çmimi që po e paguan Kosova për shtrirjen e shtet ndërtimit edhe në veri të vendit është i akceptueshëm dhe ja ka vlejtur e ja vlen edhe në të ardhmen.

Sipas rrjedhave të tanishme, z Kurti vështirë qe do ta përfundon këtë mandat katërvjeçar pa e vendos FSK në edhe në veri të Kosovës. Ajo do të shoshte liri e demokraci për të gjithë serbët e Kosovës. Kurrë s’ kam mundur të kuptoj se përse në Graqanicë psh. FSK mundet të qëndroj e në Mitrovicë jo. KFOR-i duhet të ja bëjë vetvetes këtë pyetje. Ushtria është aty ku është shteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".