E kryer, Benjamin Pavard vishet zikaltër te klubi i Interit

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 15:20
E kryer, Benjamin Pavard vishet zikaltër te klubi i Interit

Benjamin Pavard mund të quhet tashmë një lojtar i Interit, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas shumë e shumë negociatash, klubi italian ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bayern për transferimin e mbrojtësi francez.

Inter do të derdhë në arkat e klubit gjerman një shumë prej 30 milionë eurosh plus bonuseve.

Sipas asaj që bën me dije eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Pavard mund të zbarkojë ditën e sotme në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me ekipin e ri.

(Kosova Sot Online )