Llapi "importon" me sukses një futbollist, nënshkruan me Robert Burecan

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 14:26
Llapi

Robert Bureca është përforcimi i radhës i klubit të Llapit, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi nga Podujeva njoftoi sot se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Burca ka qenë pjesë e të rinjve të Schalke 04, teksa më vonë ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.

Llapi njoftoi gjithashtu se ka përfunduar të gjitha proceduar e regjistrimit dhe lojtari ka të drejtë lojë që nga ndeshja e ardhshme, kundër Prishtinës. Njoftimi i plotë nga klubi i Llapit:

“Robert Burcea nënshkruan me Llapin

Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç, Robert Burcea ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1-vit tjetër.

Burcea ka bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar me të dhe pas nënshkrimit të kontratës ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.

24-vjeçari në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Schalke 04, teksa në vijim të saj ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.

Klubi ka përfunduar gjitha procedurat e regjistrimit të tij dhe Burcea ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme me Prishtinën.

Welcome BURCEA”.

(Kosova Sot Online )