Saka mposht Haalandin për futbollistin më të mirë të ri në Premier Ligë

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 22:44
Saka mposht Haalandin për futbollistin më të mirë të ri në Premier Ligë

Bukayo Saka është emëruar “Futbollisti më i mirë i ri për sezonin 2022/23”, ku është vlerësuar për rolin e tij që ka bërë – duke e ngritur skuadrën e Arsenalit në një skuadër që garojë për titull sezonin e kaluar

Saka arriti që ta mund në një garë të ngushtë për këtë çmim top golashënuesin e Premier Ligës, Erling Haaland por edhe yllin e mesfushës së Brighton, Moises Caicedo, për ta marrë çmimin prestigjioz.

Ai e mori personalisht trofeun në Lowry Theater të Manchesterit.

Sulmuesi anësor kontribuoi për sezonin më të mirë të Arsenalit në pothuajse dy dekada, me topçinjtë që ishin lider për një kohë të gjatë në Premier Ligë, derisa në fund ishte Manchester City që ia vodhi titullin në maj Arsenalit.

Saka shënoi 14 gola sezonin e kaluar dhe bëri tetë asiste për skuadrën e Mikel Artetas.

(Kosova Sot Online)