Lyon e refuzon Unitedin për Nicolas Tagliafico

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 09:15
Lyon e refuzon Unitedin për Nicolas Tagliafico

Manchester United kanë dështuar në përpjekjen e tyre të parë për të nënshkruar me Nicolas Tagliafico, pasi që oferta e tyre për ta huazuar atë nga Lyoni është refuzuar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas gazetës Metro në Britani, Djajtë e Kuq kanë dështuar në përpjekjet e tyre për ta huazuar mbrojtësin e Lyonit, Nicolas Tagliafico, me skuadrën e Ligue 1 që insiston se huazimi duhet të jetë më të drejtë blerje. Trajneri i United, Ten Hag e njeh mirë stilin e lojës së argjentinasit pasi që holandezi e ka drejtuar Ajaxin – në të cilën kohë luante Tagliafico.

United për momentin janë me pak zgjidhje për krahun e majtë të mbrojtjes, kurse këtë javë pritet që të luajnë kundër Arsenalit si mysafirë, me Luke Shaw dhe Tyrell Malacia që mungojnë shkaku i lëndimeve.

Diogo Dalot e mbuloi më vështirësi atë hapësirë, derisa skuadra e Erik ten Hag mezi e mposhti Nottingham Forestin me përbysje sezonin.

Me merkaton që do të mbyllet të premten, Djajtë e Kuq janë duke shikuar në disa opsione për krahun e majtë, Marc Cucurella i Chesea, Marcos Alonso i Barcelonës dhe dështimi i Tottenhamit Sergio Reguilon janë futbollistët e tjerë që po i shikon si alternativa skuadra nga Old Trafford. 

(Kosova Sot Online )