Futbollistët e Arsenalit dhe Cityt e dominojnë ekipin më të mirë në Premier Ligë për sezonin e kaluar

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 08:32
Futbollistët e Arsenalit dhe Cityt e dominojnë ekipin më të mirë në Premier Ligë për sezonin e kaluar

Arsenali dhe Manchester City e kanë dominuar  me nga nëntë futbollistë skuadrën e vitit më të mirë për sezonin që lamë pas, transmeton  "Kosova Sot Online".

Dy skuadrat ishin në luftë për titull deri në muajin e fundit të sezonit të kaluar dhe nuk ishte çudi që në këtë ekip mos të jenë emra si rling Haaland, Martin Odegaard dhe Bukayo Saka – ky i fundit ka fituar edhe çmimin lojtari më i mirë i ri më herë – gjatë ceremonisë që u mbajt në Manchester.

Skuadra më e mirë e Premier Ligës për sezonin 2022/23 është: Aaron Ramsdale (Arsenal); Kieran Trippier (Newcastle United), William Saliba (Arsenal), John Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City); Rodri (Manchester City) Kevin De Bruyne (Manchester City), Martin Odegaard (Arsenal); Bukayo Saka (Arsenal), Harry Kane (Tottenham) dhe Erling Haaland (Manchester City).

Po ashtu gjatë natës së sotme është shpallur edhe ekipi më i mirë i femrave për sezonin e kaluar dhe që përbëhet nga: Mary Earps (Manchester United); Ona Batlle (Manchester United), Maya Le Tissier (Manchester United), Alex Greenwood (Manchester City), Rafaelle Souza (Arsenal); Frida Maanum (Arsenal), Guro Reiten (Chelsea), Yui Hasegawa (Manchester City); Rachel Daly (Aston Villa), Bunny Shaw (Manchester City) dhe Sam Kerr (Chelsea). 

(Kosova Sot Online )