Ballkani do të luan sonte ndeshjen e fundit në playoff

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 19:22
Ballkani do të luan sonte ndeshjen e fundit në playoff

Ballkani do të luan sonte ndeshjen e fundit në playoff për kualifikime në Ligën e Konferencës

Ndeshja e parë në Prishtinë përfundoi me rezultat 4-1 dhe ky rezultat e bënë Ballkanin favorit për të kaluar tutje në fazën e grupeve.

Kampionit të Kosovës i duhet një ndeshje e mirë që do të bënte që ata të kalojnë tutje për herë të dytë në grupe të garës së tretë më të rëndësishme europiane.

Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur që sonte të startojë me formacion sulmues, me 4-3-3.

Në portë për Ballkanin ka startuar Koliçi derisa katërshja mbrojtëse përbëhet nga: Armend Thaçi, Dellova, Jashanica dhe Trashi.

Në mesfushë kanë startuar Zyba, Kuç dhe Korenica derisa në sulm janë Tolaj, Gripshi dhe Kryeziu.

Bate në anën tjetër ka startuar me një formacion mbrojtës 5-3-2 ku Laptev dhe Kontsevoi i prin sulmit të skuadrës bjelloruse.

(Kosova Sot Online)