Kështu e zyrtarizon Brighton Ansu Fatin e Barcelonës

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 17:48
Kështu e zyrtarizon Brighton Ansu Fatin e Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës e ka kompletuar kalimin e përkohshëm në Premier Ligë ku do të luanë për një vit të Brighton

Brighton ka lajmëruar se sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati do të jetë i huazuar në skuadrën e tyre për një sezon. Spanjolli arriti në skuadrën e Premier Ligës pasi që dëshiron të këtë më shumë minuta të luajtura, derisa e ka humbur mundësinë që të luajë rregullisht si titullar në Camp Nou me Barcelonën, ku në këtë sezon në tri ndeshjet e para ai ishte në bankë.

Fati shpreson që ta risjellë karrierën e tij në binarët e duhura në Brighton pas disa viteve te vështira të Barcelona. Sulmuesi është rikuperuar nga një seri lëndimesh serioze dhe nuk ka arritur të tregojë formën e tij të jashtëzakonshme, ashtu sikurse e kishte treguar kur u shfaq si 16 vjeçar. Marrëveshja për Fatin nuk përfshin opsionin për blerje, që do të thotë se ai do të kthehet në Barcelonë në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)