Tifozi futet në fushë për ta takuar Messin, reagon sigurimi me shpejtësi dhe largon atë

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 11:45
Tifozi futet në fushë për ta takuar Messin, reagon sigurimi me shpejtësi dhe largon atë

Lionel Messi vazhdon të jetë kryefjala në futbollin amerikan pasi po dhuron spektakël në fushën e blertë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ylli argjentinas njësoj veproi edhe mbrëmë kur dhuroi dy asistime në fitoren e Inter Miamit 1-3 në udhëtim te Los Angeles FC. Stadiumi BMO ishte i mbushur plot sepse Inter Miami po luante në Qytetin e Engjëjve dhe interesimi për ta parë nga afër gjeniun argjentinas ishte i jashtëzakonshëm.

Gjithçka po shkonte mirë për futbollistët deri pak minuta para fundit të ndeshjes kur një tifozë me fanellën e Barcelonës (të Messit) vendosi të pushtoj fushën për ta takuar nga afër arjgentinasin.

E në këtë moment erdhi në shprehje edhe reagimi i Yassine Chuekos i cili është truproja personale e Messit dhe i cili është bërë viral për faktin se është çdo kund ku është ylli argjentinas.

Me tu futur tifozi në fushë dhe ende pa arritur te Messi, truproja e tij u fut menjëherë para sigurimit të stadiumit duke arritur te tifozi dhe duke e larguar atë.

Reagimi i shpejtë nga Chuekos është bërë viral në rrjet, pasi ai nuk e la tifozin t’i afrohej Messit.

Chuekos është në çdo hap me Messin madje ai është bërë temë në mediat amerikane pasi qëndron rreth vijave të fushës dhe gjithmonë në gjendje gatishmërie për ta ruajtur yllin argjentinas.

(Kosova Sot Online )