Antony mohon akuzat e Gabrielas: Jam viktimë

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 08:32
Antony mohon akuzat e Gabrielas: Jam viktimë

Sulmuesi i Manchester United, Antony, ka mohuar akuzat se ai e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, duke thënë që pafajësia e tij do të dëshmohet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Braziliani ka zgjedhur rrjetet sociale për të lëshuar një deklaratë ku thotë se ai është viktimë e “akuzave false” nga ish partnerja e tij, Grabriela Cavallini, e cila tha se ajo është sulmuar nga ai disa herë gjatë lidhjes së tyre, përfshirë edhe kohën kur ajo ka qenë shtatzënë.

23 vjeçari e ka akuzuar Cavallinin se ka ndryshuar tregimin e saj dhe ka mohuar se ai ka qenë fizikisht agresivë më të.

“Për respektin që kam ndaj tifozëve të mij, shokëve dhe familjes, ndihem në borxh për të folur publikisht për akuzat false që unë jam viktimë”.

Nga fillimi e kam trajtuar këtë problem seriozisht dhe me respekt, duke i dhënë ju dhënë sqarimet e duhura policisë. Hetimi policor është duke vazhduar kështu që këtë përmbajtje nuk do ta bëjë publike”.

“Megjithatë, mund të them me besim që këto akuza janë të rreme dhe së provat që janë shfaqur dhe të tjera që do të shfaqen do të tregojnë që unë jam i pafajshëm nga akuzat që me janë bërë”.

“Marrëdhënia ime me Znj. Gabriela ka qenë e trazuar, me fyerje verbale nga të dyja palët, por unë asnjëherë nuk kam ushtruar agresion fizik në të”.

“Çdo herë, qoftë në dëshmi apo në intervistë, ajo ka paraqitur versione të ndryshme të akuzave”.

“Prandaj i mohoj akuzat e bëra dhe ju informoj që do të jem tërësisht në shërbim të autoriteteve braziliane për t’i qartësuar të gjitha ato çfarë ata kanë nevojë”

“I besoj hetimit që është duke e bërë policia e që do ta zbulojë të vërtetën e pafajësisë sime”, ka shkruar Antony në Instagram. Sipas Cavallinit, Antony e ka kërcenuar atë se do ta hedh nga makina derisa ajo ishte shtatzënë, madje ajo ka thënë se ai dëshironte që ta vriste atë, fëmijën e palindur dhe pastaj vetveten. Cavallini shumë shpejt kishte humbur fëmijën e saj.

Ajo po ashtu ka thënë që ai ka hedhur një gotë mbi të ku ajo kishte prerë keq gishtin saqë ishte parë ashti i gishtit të saj.

DJ e njohur dhe influenciere ajo ka bërë akuzat në policinë e Sao Paulos por ajo e ka denoncuar atë edhe në Policinë e Manchesterit të Madh. 

(Kosova Sot Online )