Ten Hag me vendime të mëdha

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 19:52
Ten Hag me vendime të mëdha

Manchester United ka dërguar listën prej 25 futbollistëve në UEFA për skuadrën në Ligën e Kampionëve, me disa vendime të mëdha që janë bërë për Jadon Sancho dhe Donny van de Beek

Sulmuesi anglez Jadon Sancho e ka parë vetën në listën e skuadrës pavarësisht se pati një debat në rrjetet sociale me Erik ten Hag për shkak se ai e la gjashtë udhëtimit në Arsenal shkaku i paraqitjes së tij në stërvitje. Megjithatë, Van de Beek është lënë jashtë skuadrës pasi që ai është në bisedime me Galatasaray për t’u huazuar për një sezon të klubi i Super Lig të Turqisë, ku afati përfundon më 15 shtator.

Tërë blerjet e verës si; Andre Onana, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund janë aty ashtu si blerjet dhe huazimet në ditën e fundit të merkatos si: Altay Bayindir, Jonny Evans, Sergio Reguilon dhe Sofyan Amrabat. Futbollistët e lënduar si Tyrell Malacia dhe Luke Shaë po ashtu janë në listën A. 

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga kjo listë por ai është në listën B, e cila mund të përfshijë Hannibal Mejbri dhe një portier të katër të akademisë. Kjo listë ka shumë talent të akademisë dhe mund të ndryshohet para çdo ndeshje të fazës së grupeve.

(Kosova Sot Online)