Zbulohet lista për Topin e Artë – Messi, Haaland dhe Mbappe të gjithë në garë

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 21:18
Zbulohet lista për Topin e Artë – Messi, Haaland dhe Mbappe të gjithë në garë

Lista e shkurt për çmimin më prestigjioz individual në futboll është shpalosur derisa çmimi do të ndahet në Paris më 30 tetor

Topi i Artë! E domë apo e urrejmë është një çmim që çdo futbollist në botë e ëndërron ta marrë një ditë. Tani, pas një sezoni unik si ai 2022/23 që do të mbahet gjatë mend, ka publikuar listën e shkurtë te të nominuarve për Topin e Artë 2023/

Ka një mori emrash që do të konkurrojnë për ta marrë çmimin që vitin e kaluar e çoi në shtëpi Karim Benzema. Tani me paraqitjet jo vetëm në nivel klubi por edhe në Botërorin 2022, do të këtë një mori futbollistësh që mund ta fitojnë atë.

Por, kush është më favorit?

Lionel Messi lehtë mund ta marrë topin e tetë të artë pasi që udhëhoqi Argjentinën për ta fituar trofeun në Katar? Apo Erling Halland që theu rekorde duke fituar tripletën me Manchester City? Pse jo për të mund të ëndërrojnë edhe Kylian Mbappe apo Vinicius Jr.

Për ta ditur këtë duhet të presim ceremoninë e së hënës së 30 tetorit në Paris, për të parë se kush do ta prek majën si futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar.  /GazetaExpress/

Më poshtë lista e futbollistëve të nominuar:

Josko Gvardiol (Manchester City)

Andre Onana (Manchester United)

Karim Benzema (Al-Ittihad)

Jamal Musiala (Bayern Munich)

Mohamed Salah (Liverpool)

Jude Bellingham (Real Madrid)

Bukayo Saka (Arsenal)

Randal Kolo Muani (PSG)

Kevin De Bruyne (Man City)

Bernardo Silva (Man City)

Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)

Emi Martinez (Aston Villa)

Ruben Dias (Man City)

Nicolo Barella (Inter)

Erling Haaland (Man City)

Martin Odegaard (Arsenal)

Ilkay Gundogan (Barcelona)

Julian Alvarez (Man City)

Yassine Bounou (Al-Hilal)

Vinicius Jr (Real Madrid)

Rodri (Man City)

Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

Lionel Messi (Inter Miami)

Lautaro Martinez (Inter)

Robert Lewandowski (Barcelona)

Kylian Mbappe (PSG)

Kim Min-Jae (Bayern Munich)

Luka Modric (Real Madrid)

Harry Kane (Bayern Munich)

Victor Osimhen (Napoli)

(Kosova Sot Online)