Griezmann pritet t’i bashkohet Messit te Inter Miami

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 22:40
Griezmann pritet t’i bashkohet Messit te Inter Miami

Antoine Griezmann raportohet se do t’i bashkohet Lionel Messit te Inter Miami pasi që ylli i Atletico Madridit thuhet se ka disa oferta në tavolinë nga MLS

Sipas të përditshmes sportive spanjolle, Sport, sulmuesi francez mund ta kalojë Atlantikun dhe t’i bashkohet Heronëve në Floridën e Jugut në fund të këtij sezoni, pasi që ai e preferon një ligë me më pak presion. Pavarësisht se ka kontratë me Atleticon deri më 2026, Rojiblancos mund ta lejojnë largimin e tij nëse marrin një ofertë të mirë për të.

Atletico besohet se është duke shikuar opsionet që mund ta zëvendësojnë Griezmann, e ku besohet se Frederico Chiesa është lart në listën e tyre. Ata janë të vetëdijshëm për gjendjen financiare të Juventusit, e cila e bënë Chiesan një objektiv të mundshëm. Chiesa mund të transferohet në këtë skuadër për një çmim rreth 60 milionë euro, të cilën shumë Atletico mund ta bëjë nëse Griezmann largohet.

Griezman e ka pranuar më herët në një intervistë për Daily Mail që e ka për synim “që fundin e karrierës ta bëjë në MLS” pasi që ai do të “dëshironte të luajë në MLS sepse i pëlqen ta bëjë këtë – të këtë garë dhe të jetë i aftë për të fituar dhe të luajë edhe atje në nivel të lartë”. Kështu që më shumë mundësi edhe ai do të përfundojë atje me skuadrat e MLS që pritet të bëjnë oferta për të.

(Kosova Sot Online)