Katari do ta organizon Botërorin e Basketbollit më 2027

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 21:05
Katari do ta organizon Botërorin e Basketbollit më 2027

Botërori i radhës i FIBA-së pritet që të organizohet në Katar

Botërori i basketbollit 2027 pritet që të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme në Doha, kryeqytetin e Katarit ku do të mbahet kampionati. Federata e Basketbollit e Katarit e ka fituar të drejtën për ta organizuar ngjarjen prestigjioze, e cila do të mbahet nga 27 gushti deri më 12 shtator të atij viti dhe do të jetë hera e tretë që në të do të garojnë 32 skuadra.

Bordi qendror i FIBA-së vendosi që t’ia jap të drejtën për organizim Katarite pas ofertës së tyre të jashtëzakonshme. Ata theksuan ndikimin gjeografik që do të këtë Doha për ta organizuar atë, fleksibilitetin e orarit të ndeshjeve që i përshtatet nevojave të tifozëve dhe fokusin e fuqishëm të tyre në qendryeshmëri.

Doha, është njëri prej qyteteve që është i lidhur me tërë botën, ofron akçes të jashtëzakonshëm për skuadrat dhe tifozët e të gjithë botës. Me fluturime direk nga shumica e vendeve të botës dhe një transport të mahnitshëm publik, qyteti bën që vizitorët te kenë kujtime të paharrueshme nga ai.

Si shtesë, veçantia e të gjitha skuadrave që do të garojnë në të njëjtin qytet do të bëjë që tifozët të kenë qasje me kohë në të gjitha ndeshjet të cilat nuk janë më shumë se 30 minuta larg njëra-tjetrës

(Kosova Sot Online)