Kosova U21 në disavantazh prej tre golave ndaj polakëve

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 21:42
Kosova U21 në disavantazh prej tre golave ndaj polakëve

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Polonisë U21 dhe Kosovës U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

45 minutat e parë në “Orlen Arena” përfunduan me epërsinë prej tre golave të vendasve – 3:0.

Ariel Mosor (25′) dhe Michal Rakoczy (30′, 44′) ishin autorët e golave për polakët.

Për Kosovën është kjo ndeshja e dytë në Grupin D. “Dardanët” kishin regjistruar fitore në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, të zhvilluar në qershor.

Ndërsa, për Poloninë sfida ndaj Kosovës është e para për këtë cikël kualifikues.

(Kosova Sot Online)