Pogba rezulton pozitiv në testin e dopingut

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 18:36
Pogba rezulton pozitiv në testin e dopingut

Paul Pogba ka rezultuar pozitiv për testosteron në një test të zakonshëm dopingu të bërë pas ndeshjes së Juventusit ndaj Udineses.

Ndeshja ishte zhvilluar më 20 gusht, teksa ishte fituar nga “Zonja e Vjetër” me rezultatin 0:3

Pogba nuk u aktivizua fare në atë ndeshje, duke qëndruar në bankën e rezervistëve.

Megjithatë, francezi ishte një nga lojtarët e zgjedhur për t’iu nënshtruar testeve të dopingut dhe doli se kishte nivele të larta të testosteronit, ka raportuar agjencia e lajmeve “ANSA”.

Një mostër e dytë e testit tani duhet të kontrollohet përpara se të mund të thuhet se ai ka dështuar në testin e dopingut.

(Kosova Sot Online)