Përfundon proceduara e shpronësimit për rinovimin e stadiumit 'Adem Jashari'
Stadiumi “Adem Jashari” shumë shpejt mund t’i kthehet normalitetit, nëse gjithçka do të shkojë sipas planit.
Ministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur sot se kanë përfunduar edhe procedurat e shpronësimit
Ky vendim i hap rrugë rinovimit dhe realizimit të shumë pritur të projektit të stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë nga ministri Aliu:
“Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari”.
Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët, që në Mbledhjen e 160-të të Qeverisë, miratuam Vendimin Përfundimtar për Shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, për realizimin e shumëpritur të Projektit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.
Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e t’a gëzojnë të gjithë qytetarët”.
(Kosova Sot Online)