Reali e donte Kanen, por oferta ishte e ulët

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 14:33
Reali e donte Kanen, por oferta ishte e ulët

Në fund ka përfunduar në Bundesliga, në Bayern Munich, por Harry Kane mund ta kishte zgjedhur një destinacion tjetër gjatë verës që po shkon.

Mediumi britanik “The Athletic” raporton se për sulmuesin anglez kishte edhe interesim nga klubet tjera të njohura evropiane

Më saktësisht, para se të nënshkruante me gjigantin bavarez, futbollistin e deridjeshëm të Tottenhamin e donte edhe Real Madridi, por më herët edhe Paris Saint-Germaini.

“Los Blancos” kishin provuar ta sillnin përfaqësuesin anglez në “Santiago Bernabeu” si zëvendësues të Karim Benzemas, duke ua bërë Spurs një ofertë prej 70 milionë eurosh.

Por, kjo shifër ishte konsideruar si e ulët dhe e pamjaftueshme nga klubi anglez, i cili i kërkonte 100 milionë euro, aq sa u shit më pas në “Allianz Arena”. 


(Kosova Sot Online)