Hakimi: Mbappe e meriton Topin e Artë

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 19:44
Hakimi: Mbappe e meriton Topin e Artë

Achraf Hakimi beson se Kylian Mbappe e “meriton” ta fitojë Topin e Artë 2023 para Lionel Messit dhe Erling Haalandit

Marokeni mendon që Mbappe duhet ta fitojë çmimin më të çmuar në futboll për individ për herë të parë pasi që francezi ka nisur një fillim brilant të sezonit, ku ndihmoi PSG për të fituar 2-0 kundër Borussia Dortmund në ndeshjen e parë në Ligën eë Kampionëve këtë sezon.

“Krahasuar me atë çfarë ai ka bërë vitin e kaluar, për mua, ai e meriton ta fitojë Topin e Artë. Ai është futbollist i madh dhe shpresoj që ai mund ta fitojë atë këtë vit”, tha Hakimi për beIN Sports.

Për momentin, Messi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e tetë të Artë pasi që fitoi Botërorin vitin e kaluar me Argjentinën. Haaland po është një tjetër favorit pasi që shënoi 56 gola në debutimin e tij për Manchester City sezonin e kaluar, me të cilën skuadër fitoi tripletën.

(Kosova Sot Online)