Interi mposht edhe Empolin

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:00
Interi mposht edhe Empolin

Interi ka regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke vazhduar të jetë skuadra e vetme me pikë të plota deri më tani.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi sot në udhëtim ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit italian

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Carlo Castellani” përfundoi me fitoren minimale të mysafirëve 0:1.

Golin e fitores dhe të tri pikëve për “Nerazzurrët” e shënoi Federico Dimarco, në minutën e 51-të.


(Kosova Sot Online)