Arritje e madhe për lojtarin e Shqipërisë

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 15:45
Arritje e madhe për lojtarin e Shqipërisë

Lojtarët e Shqipërisë po shkëlqejnë jo vetëm në Kombëtare, por edhe në klubet e tyre respektive.

Një rast që duhet përmendur është edhe ai i Qazim Laçit që ka dhënë shumë kontribut te Sparta e Pragës.

CIES ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asist e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë.

Atje shihet se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asist të dhënë në 90 minuta.

Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asist, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës.

(Kosova Sot Online)