Ja kush mund t’i bashkohet Barcelonës në janar

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 17:13
Ja kush mund t’i bashkohet Barcelonës në janar

Xavi Hernandez ka zbuluar se sulmuesi i ri, Vitor Roque, mund t’i bashkohet Barcelonës në dimër, pavarësisht lëndimit dhe shqetësimeve financiare.

Braziliani pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Athletico Paranaense dhe pritet të mbetet jashtë për së paku dy muaj, megjithëse nuk është përjashtuar mungesa edhe më e gjatë e tij

Xavi, pas një paraqitjeje në konferencën për media, tha se Roque nuk do të operohet, teksa shtoi se ai mund t’i bashkohet “Blaugaranëve” në janar.

“Mundësia që ai të vijë në janar është ende. Ai nuk do të operohet dhe do t’i nënshtrohet një trajtimi konservativ në mënyrë që të shërohet mirë. Jemi në kontakt me Athletico Paranaense”, tha trajneri i Barçës.

(Kosova Sot Online)