Juventusi synon ta mbajë Rabiotin

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 16:37
Juventusi synon ta mbajë Rabiotin

Juventusi është i vendosur për ta mbajtur në ekip Adrien Rabiotit përkundër interesimit të klubeve të njohura evropiane për shërbimet e mesfushorit francez.

Sipas “Coughtoffside”, interesim për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit kanë shfaqur klubet e Premierligës, Manchester United dhe Newcastle United.

Por, “Bianconeri” e shohin përfaqësuesin francez si lojtar të tyre të rëndësishëm dhe duan ta mbajnë atë.

Madje, i njëjti medium raporton se Juventusi po e konsideron mundësinë që t’ia ofrojë një kontratë të re Rabiotit në muajin e ardhshëm pasi shihet si lojtar kyç i ekipit.

Mbetet të shihet nëse lojtari dëshiron të qëndrojë ende në Torino apo nëse ka eventualisht plane të tjera.

(Kosova Sot Online)