Real Madrid fiton pastër ndaj Las Palmas

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 21:23
Real Madrid fiton pastër ndaj Las Palmas

Real Madridi është këndellur pas humbjes së xhiros së kaluar.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 2:0 në shtëpi ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Rezultati u dyfishua në minutën e 54-të kur Joselu realizoi, pas disa tentativave të dështuara.

Me këtë fitore, Real Madridi merr pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, një më pak se Girona që tani merr lidershipin.

Në anën tjetër, Las Palmas mbetet i 17-ti me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)