Kjo është tabela në Superligë pas javës së tetë

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 17:45
Kjo është tabela në Superligë pas javës së tetë

Me ndeshjen e zhvilluar sot mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës, është përmbyllur edhe java e tetë në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje u mbyll baras me rezultatin 2:2.

Për Fushë Kosovën ishte kjo pika e dytë për këtë sezon, kurse Prishtina ka 11 sosh.

Ballkani, që është njëra prej katër skuadrave me një ndeshje më pak, prin në tabelë me 19 pikë. Llapi është i dyti me 16, kurse Drita e treta me 15 sosh.

Në tri pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74, Liria dhe Fushë Kosova.

Tabela në Superligën e Kosovës:

Image

(Kosova Sot Online)