Armando Broja nga minuta e parë ndaj Fulhamit

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 20:22
Armando Broja nga minuta e parë ndaj Fulhamit

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, Chelsea synon që sonte të rikthehet te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të luajë në udhëtim ndaj Fulhamit, në kuadër të javës së shtatë .

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Craven Cottage”, me fillim prej orës 21:00.

“Blutë” nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy humbje e një barazim. Chelsea ka grumbulluar pesë pikë deri tash dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë.

(Kosova Sot Online)