
Man United sfidohet nga Galatasaray

Manchester United synon që sonte të regjistrojë fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” do të luajnë ndaj Galatasarayt, në kuadër të xhiros së dytë në Grupin A.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, me fillim prej orës 21:00.
Man United pësoi humbje në ndeshjen e parë në grup ndaj Bayern Munichit, kurse Galatasaray luajti baras me Copenhagen.
(Kosova Sot Online)