Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Royale Union SG

  • S.A /
  • 06 October 2023 - 08:35
Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Royale Union SG

Liverpool ka shënuar fitore në shtëpi ndaj ekipit belg Royale Union SG me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Evropës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte fundi i pjesës së parë dhe të dytë momentet e dy golave të anglezëve.

Gravenberch kaloi vendasit në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes.

E në minutat shtesë të takimit, Diogo Jota realizoi për 2:0.

Me këtë fitore, Liverpool prin i vetëm në grupin E me gjashtë pikë, i ndjekur nga Toulouse me katër.

Royale Union SG është i treti me një pikë, kurse ekipi austriak, LASK i fundit pa pikë.

(Kosova Sot Online )