Brightoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 17:06
Brightoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

Brightoni dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft interesante dhe me ethe.

Skuadrat barazuan me rezultat 2:2, ndonëse i patën rastet për ta fituar krejt lojën.

Mrekullia e këtij sezoni, Brighton kaloi i pari në epërsi në minutën e 20-të me anë të Simon Adingra,.

Më pas, “Reds” e bënë një rikthim sensacional brenda pak minutash.

Për këtë përmbysje të Të Kuqve u përkujdes Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian i barazoi shifrat në minutën e 40-të.

Kurse, ekipin mysafir e kaloi në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë pasi realizoi nga penalltia.

(Kosova Sot Online)