Llapi e rikthen primatin në Superligë

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 17:22
Llapi e rikthen primatin në Superligë

Llapi e ka mposhtur sot Lirinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së futbollit.

Llapjanët i shënuan dy golat në fund të takimit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Muhamet Hyseni i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 77-të pasi realizoi nga penalltia.

Kurse, golin e dytë të llapjanëve e shënoi i rikthyeri në ekipin e fëmijërisë, Valmir Veliu në minutën e 86-të.

Llapi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 25-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Besar Musollit, por kjo nuk e pengoi ekipin e Tahir Batatinës që ta fitojë lojën.

Në pjesën e dytë Llapi mbeti edhe pa të skuqurin e dytë, Ahmed Januzi, kurse prizrenasve iu përjashtua nga loja Megameno në minutat e fundit.

Ky trepikësh ia mundëson Llapit që ta rikthejë përkohësisht primatin në tabelën e ligës elitare të Kosovës me pikë të njëjta me Ballkanin, i cili i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kurse, Liria mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 6 pikë. 

(Kosova Sot Online)