UEFA cakton datën e re për ndeshjen Izrael – Zvicër

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 20:48
UEFA cakton datën e re për ndeshjen Izrael – Zvicër

UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ishte e paraparë për t’u zhvilluar më 12 tetor, por që u vendos për pezullimin e saj shkaku i situatës së krijuar në Izrael

UEFA ka njoftuar sonte se kjo ndeshje do të zhvillohet më 15 nëntor, nga ora 20:45.

Vendi për t’u zhvilluar kjo ndeshje nuk është caktuar ende.

UEFA gjithashtu bëri të ditur se “do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme që përfshijnë Izraelin”. 

(Kosova Sot Online)