Dita e Superliges, sot luhet ndeshja e mbetur

  • S.A /
  • 11 October 2023 - 09:41
Dita e Superliges, sot  luhet ndeshja e mbetur

Sot do të luhet ndeshja e mbetur e Superligës mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky takim ishte shtyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës me kërkesë të klubit të futbollit Gjilani, i cili në fillim të sezonit të ri kishte probleme me organizim dhe nuk kishte në dispozicion, ndonëse vetëm një muaj apo dy më parë kishte luajtur në garat evropiane.

Fushë Kosova e kishte mirëkuptuar gjendjen e gjilanasve dhe kishte pranuar që loja të shtyhej për një datë tjetër.

E tash ka ardhur kjo ditë dhe dy ekipet do të luajnë sot duke filluar nga ora 15:00.

“Pampurat” janë në kërkim të fitores së parë sezonale pasi nuk arritën ta bënin një gjë të tillë në tetë ndeshjet e para duke i regjistruar dy barazime e gjashtë humbje.

Kurse, gjilanasit i duan këto tri pikë për t’u ngritur sa më lartë në tabelë.

Aktualisht, ata e shohin veten në vendin e tetë me vetëm tetë pikë pasi i kanë regjistruar veç dy fitore deri tash. 

(Kosova Sot Online )