Fushë Kosova fiton ndaj Gjilanit

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 17:10
Fushë Kosova fiton ndaj Gjilanit

Fushë Kosova ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e mbetur nga java e parë në Superligë.

Ishte Urim Statovci që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39-të, pas një goli nga penalltia.

Pikërisht Statovci ishte ai që realizoi golin e dytë në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Fushë Kosova tani shkon në kuotën e pesë pikëve, por vazhdon të mbetet e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, Gjilani është i teti me tetë pikë të grumbulluara. 


(Kosova Sot Online)