
Gliha tha se Kosova do ta ketë vështirë ndaj Andorrës, por 'Dardanët' vlejnë pesëfish më shumë se ta

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian.
“Dardanët” ndeshen me Andorrën në udhëtim me fillim nga ora 20:45
Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha dje në konferencë për media u shpreh se Kosova do ta ketë vështirë ndaj Andorrës.
Megjithatë, bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt, “Dardanët” vlejnë pesëfish më shumë se ekipi i Andorrës.
Vlera e Kosovës është 93.03 milionë euro kurse Andorra 18.75.
Madje, Amir Rrahmani i vetëm vlen më shumë se krejt ekipi i Andorrës (25 milionë euro).
(Kosova Sot Online)