Shqipëria 3:0 Çekia

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 22:26
Shqipëria 3:0 Çekia

73′ GOOOOOOL! SHËNON SËRISH TAULANT SEFERI, SHQIPËRIA PO UDHËHEQ 3:0.

66′ Dy zëvendësime te Shqipëria; largohen Cikalleshi dhe Bajrami (i lënduar), inkuadrohen Daku dhe Muçi.

63′ Dy zëvendësime te Çekia; largohen Kuchta dhe Cerny, inkuadrohen Cvancara dhe Hlozek.

62′ Provod ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ Zëvendësim te Shqipëria; largohet Asani, hyn Muja.

51′ GOOOOOOOL, TAULANT SEFERI DYFISHON EPËRSINË E SHQIPËRISË 2:0.

46′ Taulant Seferi rrezikon menjëherë portën kundërshtare.

Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi 1:0

45+2′ Shqipëria shpërdoron një rast kundërsulmi, Ramadani gabon në pasimin final.

+4 minuta lojë shtesë.

43′ Cerny provon me një goditje prej brenda zonës, por pret Berisha.

40′ Coufal ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Chytil shënon gol me dorë. Goli anulohet, lojtari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet.

26′ Chytil ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Cikalleshi i afrohet golit. Goditja e tij pritet nga Pavlenka.

12′ Berisha ia mohon golin Cernyt.

9′ GOOOOOOOOL: JASIR ASANI KALON SHQIPËRINË NË EPËRSI 1:0.

6′ Provon edhe Chytil, por pret sërish Berisha.

1′ Kuchta del në një rast shënimi, por pret Berisha.

Fillon ndeshja në “Air Albania”.

(Kosova Sot Online)