Kosova e shënon edhe golin e tretë ndaj Andorrës

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 22:35
Kosova e shënon edhe golin e tretë ndaj Andorrës

Andorra 0:3 Kosova

83′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Altin Zeqiri shënon për 3:0

74′ Rashica shënon prapë, por anulohet goli për pozicion jashtë loje.

71′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Sërish shënon Milot Rashica. Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Andorrës.

66′ Albion Rrahmani pëson lëndim të rëndë. Largohet nga fusha e lojës dhe në vend të tij u inkuadrua Meriton Korenica.

60′ Një orë lojë kalon. Kosova po shkon drejt fitores së parë në këto eliminatore.

49′ Florent Muslija godet, por pret portieri i Andorrës

46′ Dy zëvendësime te Kosova. Largohen Kreshnik Hajrizi dhe Florian Loshaj. Inkuadrohen Betim Fazliji dhe Zymer Bytyqi.

45′ Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

40′ Rashica tenton goditjen nga distanca, por shkon mbi portë.

36′ Ndërhyrje e rrezikshme në Rashicën, por fatmirësisht shpëton pa ndonjë lëndim.

30′ Gjysmë ore lojë ka kaluar. Kosova po e administron ndeshjen ndaj Andorrës.

25′ GOOOOOOOOOOOOOOOOL. Rashica e kalon Kosovën në epërsi.

20′ Aksion i rrjedhshëm i Kosovës, por Albion Rrahmani gjuan me kokë mbi portë.

14′ Alaez i Andorrës dhe Vojvoda i Kosovës ndëshkohen me kartonë të verdhë.

3′ Menjëherë dy ndërhyrje të palejuara nga Andorra.

1′ Starton ndeshja

(Kosova Sot Online)