Dalin pamjet e sulmit të mbrëmshëm terrorist në Bruksel

  • S.A /
  • 17 October 2023 - 11:21
Dalin pamjet e sulmit të mbrëmshëm terrorist në Bruksel

Është zbuluar video e sulmit të mbrëmshëm terrorist në qendër të Brukselit ku mbetën të vrarë dy persona, transmeton "Kosova Sot Online".

Përgjegjësi i vrasjes së dyfishtë, e cila ndodhi në orën 19:15 afër Sainctelette, thuhet se ka thirrur “Allahu Akbar”.

Personi në fjalë quhet Abdeslam Jilani, ndërsa kishte veshur një xhaketë pune me ngjyrë portokalli, ndërsa më pak iku prej vendit të ngjarjes me motor.

Ai kishte hyrë në qendër tregtare ose në një bankë për t’i vazhduar gjuajtjet me armë ndaj personave të pafajshëm, ndërsa më pas u largua me skuter.

Më poshtë mund ta shihni momentin tragjik. Nuk rekomandohen për personat e ndjeshëm.

https://video.dailymail.co.uk/video/mol/2016/03/15/6099797228324304957/1024x576_6099797228324304957.mp4

(Kosova Sot Online )