Lexoni edhe:
Tonali mund të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të sezonit me Newcastle
Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 luhet derbi i parë i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës, që sheh kampionët në fuqi si ekipin pritës, transmeton "Kosova Sot Online" .
Prej ditësh janë publikuar biletat, që mund t’i gjeni në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “online”. Pavarësisht se Kombëtarja sikur e ka kaluar në plan të dytë këtë ndeshje, interesi i tifozëve ka qenë i konsiderueshëm.
Tonali mund të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të sezonit me NewcastleLexoni edhe:
Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 9 mijë bileta, teksa sot pritet që interesi të jetë më i madh. Biletat pas portave kushtojnë 500 lekë të rinj, teksa përballë 1 mijë lekë. Në tribunën kryesorë kushtojnë 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë në sektorin “VIP Gold”.
Për t’u parë është fusha e “Air Albania”-s, që vetëm para dy ditësh përballoi ndeshjen Shqipëri-Bullgari pas reshjeve të shiut.
(Kosova Sot Online )