Rikthehet Superliga kosovare, sot do të zbresë në fushë kampioni Ballkani

  • S.A /
  • 20 October 2023 - 10:48
Rikthehet Superliga kosovare, sot do të zbresë në fushë kampioni Ballkani

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampioni aktual, Ballkan do të zbresë në fushën e blertë për t’u përballur me fqinjën, Liria.

Therandasit janë liderë të ligës elitare dhe do të mundohen t’i mbajnë në shtëpi pikët.

Madje, me një fitore eventuale dhe një barazim eventual në përballjen kryesore të javës, Llapi – Drita, që i mbulojnë pozitat dy dhe tre, ekipi Portokalli do të shkëputej edhe më shumë në tabelë.

Nga ana tjetër, prizrenasit nuk i kanë punët aspak mirë dhe gjenden në vendin e parafundit në tabelë, prandaj edhe kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë më parë.

Kjo ndeshje do të luhet sot duke filluar nga ora 13:00.

Ndërkohë, dy ndeshje të tjera të xhiros së 10-të, e cila e hap fazën e dytë të garave për këtë edicion, do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, po ashtu nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online )