Malisheva e zyrtarizon dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa

  • S.A /
  • 24 October 2023 - 12:08
Malisheva e zyrtarizon dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa

Klubi i futbollit Malisheva e ka zyrtarizuar dorëheqjen e trajnerit të deritashëm, Senad Alirifa, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rezultatet jo të kënaqshme dhe humbje me përmbysje nga Dukagjini, bënë që trajneri i deritashëm të largohet nga ekipi i Superligës së futbollit. Ai është ndier përgjegjës për këtë situatë dhe e ka sakrifikuar veten.

Malisheva ka njoftuar se përkohësisht ekipin në dorë do ta marrë ndihmësi i deritashëm i Alirifës, Qëndrim Kida, ndërsa e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për kontributin. Malisheva aktualisht është e pesta në tabelë me 12 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 4 fitore e 6 humbje. 

(Kosova Sot Online )