Peja dhe Trepça do të luajnë sonte në Europe Cup

  • S.A /
  • 01 November 2023 - 09:43
Peja dhe Trepça do të luajnë sonte në Europe Cup

Kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, sonte do t’i kenë sfidat e radhës në grupet e FIBA Europe Cup, transmeton "Kosova Sot Online ".

Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jenë mysafirë të PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje. Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00. Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque. 

(Kosova Sot Online )