Liverpooli ruan interesimin për Mbappen

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 20:21
Liverpooli ruan interesimin për Mbappen

Liverpooli raportohet se po vazhdon interesimin për Kylian Mbappen.

Sipas “L’Equipe”, klubi anglez ende beson në shanset e tyre për të nënshkruar me yllin francez, pasi nuk i kanë ndërprerë kurrë kontaktet me rrethin e lojtarit.

Edhe përpara se Mbappe të nënshkruante për Paris Saint-Germainin në verën e vitit 2017, Liverpooli kishte filluar tashmë të lëvizte në treg për të provuar dhe bindur ish-sulmuesin e Monacos.

Jurgen Klopp u tha se kishte udhëtuar me avion privat për në Nice në gjysmën e parë të vitit 2017, kur 24-vjeçari ishte ende pjesë e Monacos.

(Kosova Sot Online)