Bundesliga sjell sonte “Der Klassiker”, Dortmundi e pret Bayernin

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 10:13
Bundesliga sjell sonte “Der Klassiker”, Dortmundi e pret Bayernin

Java e dhjetë në Bundesliga sjell sonte derbin e njohur si “Der Klassiker”, mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichit, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Signal Iduna Park”, me fillim prej orës 18:30.

Për të dy skuadrat pikët janë shumë të nevojshme, për të mbajtur hapin me skuadrat tjera në top katërshe.

Bayerni është i dyti në tabelë me 23 pikë, dy më pak se lideri, Bayer Leverkuseni, që sot luan në udhëtim te Hoffenheimi. Dortmundi është i katërti me 21 pikë, aq sa ka edhe Stuttgarti i vendit të tretë, që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Heidenheimit. “Der Klassiker” gjithnjë ka prodhuar gola shumë, andaj spektakël golash pritet të ketë edhe sonte.Në total, Borussia Dortmundi ka 32 fitore në këtë derbi, kurse 66 sosh i ka Bayern Munichi. 35 ndeshje kanë përfunduar baras. 

(Kosova Sot Online )