Serbia e terroristit Aleksandër Vuçiq nuk heq dorë nga projekti për ndarje të Kosovës me dhunë

Serbia e terroristit Aleksandër Vuçiq nuk heq dorë nga projekti për ndarje të Kosovës me dhunë
Serbia e terroristit Aleksandër Vuçiq nuk heq dorë nga projekti për ndarje të Kosovës me dhunë

Skender Mulliqi

  • 02 November 2023 - 07:55

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Edhe pas 30 e më shumë vitesh të fillimit të shpërbërjes të ish-Jugosllavisë , nuk po ekziston shumë vetëdija së çfarë pasojash la lufta , sa humbën jetën , sa u gjymtuan , sa mbetën me trauma , sa mbeten pa kulm mbi kokë…Sikur politikat e botës perëndimore kanë hy në një rrugë qorre, dhe nuk po shohin dhe as nuk po gjejnë moduse të ecjes të sigurt përpara. E nga një logjikë e tillë e luftës , më së paku po lirohet Serbia e terroristit Aleksandër Vuçiq për ndarje me dhunë të Kosovës. Idetë ultra nacionaliste sikur nuk po vdesin .

-Së sa jemi stabil në këtë gjendje jo stabiliteti, e tregojnë faktet së po bëhet luftë ne Ukraine nga invazioni i rusomadhit dhe fashistit Vladimir Putin, dhe luftë e ndytë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit me mijëra viktima civilësh të pafajshëm. Serbia gjenocidiale e Vuçiqit në anën tjetër po kujdeset që të kthehet gjendja e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, se bashku me regjimin pro rus dhe serb të Millatoviqit në Mal te Zi, dhe me Millorad Dodikun në Bosnje dhe Hercegovinë. Të kthehemi në një gjendje kaotike, të një gjendje depresive nga e cila duket së shumë pak po largohemi. Me ide utopike nuk largohemi nga e kaluara dhe as nuk ndërtohet e ardhmja .Bota e civilizuar duhet te kërkon qasje të reja shumë më kualitative të rrjedhave shoqërore dhe politike për të siguruar paqen botërore, e cila shumë po rrezikohet .

Në Ballkan janë ri aktivizuar paranojat dhe fiksionet për luftë, për realizmin e idesë megalomane të qetnikizmit serbomadh tash sheshelian, i ndihmuar nga diktatori Putin. Edhe pas 30 e më shumë vitesh të fillimit të shpërbërjes të ish-Jugosllavisë , nuk po ekziston shumë vetëdija së çfarë pasojash la lufta , sa humbën jetën , sa u gjymtuan , sa mbetën me trauma , sa mbeten pa kulm mbi kokë…Sikur politikat e botës perëndimore kanë hy në një rrugë qorre, dhe nuk po shohin dhe as nuk po gjejnë moduse të ecjes të sigurt përpara.

E nga një logjikë e tillë e luftës , më së paku po lirohet Serbia e terroristit Aleksandër Vuçiq për ndarje me dhunë të Kosovës. Idetë ultra nacionaliste sikur nuk po vdesin . Ky shtet i cili nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës ,po krijon terren të rrëshqitshëm , që ka mundësi eksplodimi në çdo moment. Edhe ashtu popujt ballkanik nuk po jetojnë mirë , pikërisht nga instalimi i logjikave që prodhojnë jo stabilitet dhe gjendje lufte. Demistifikimi i narrativeve ultra nacionaliste serbo mëdha , po na shtyjnë kah e keqja , edhe në këtë fillim shekull!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".